FSHATI ZVIRINË

spot_img

FSHATI ZVIRINË

Fshati Zvirinë shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 337.87 ha.
Fshati Zvirinë shtrihet pothuajse në pjesën veriore të territorit të Bashkisë Maliq.
Kufizohet në veri me fshatin Velitërnë, në jug me fshatin Sovjan, në lindje me fshatin Vreshtas dhe në perëndim me fshatin Pirg.
Ndodhet 147 km larg Tiranës dhe 22 km larg Korçës.Pozicioni gjeografik i këtij fshati bën që të ketë akses të drejtpërdrejtë me rrugën nacionale “Korçë-Tiranë”.

Ka dy rrugë hyrëse për në fshat, ku njëra prej tyre është përdorur ndër vite pothuajse vetëm për qëllime bujqësore, ndërsa rruga tjetër hyrëse, prej vitesh ndodhet në gjëndje të mjeruar.

Popullsia shkon në 1460 banorë, sipas zyrës së rregjistrit të gjendjes civile.

Zvirina njihet si fshat i besimit ortodoks përsa i përket popullsisë dhe shpërndarjes demografike në zonë.

Si e tillë, në të gjenden edhe disa Kisha ortodokse të periudhave të ndryshme historike.

Nga zbulimet arkeologjike ka rezultuar se ka pasur 2 ujësjellësa pasi janë gjetur tuba qeramike. Gjithashtu, ka pasur një shkollë Greke që në vitin 1110.

Mendojmë që kjo përbën një atraksion përsa i përket trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit pse jo edhe të turizmit në këtë zonë.

Fshati Zvirinë karakterizohet nga burime të shumta ujore nëntokësore, të cilat njerëzit i kanë përdorur prej vitesh për përdorime vetjake.

Gjelbërimi i fushave pjellore sidomos në periudhën e pranverës, e ben atë të duket një oaz i gjelbërt në fushën e Korçës.

Kjo vjen si rezultat i punës së pa lodhur të fermerëve dhe dëshirës për një ambjent me të pastër.

Përsa i përket mjedisit, karakterizohet më tepër nga bimë dhe pemë të fushës, për të cilat, njerëzit në atë fshat kujdesen.

Mbizotërojnë pemët frutore, të tilla si molla (varietete të ndryshme të mollës), dardha, arra, kumbulla, ftoi, hardhitë e rrushit etj.

Zvirina është një fshat me potencial të lartë zhvillimi dhe mjaft premtues si në fushën e bujqësisë dhe frutikulturës, po ashtu dhe në atë të agro-turizmit.

Si specialitet i zonës në kulinari është gatimi i pulës së fshatit me miell edhe vezë.

Prodhimet lokale

•Mollëve cilësore, dhe nënprodukteve të saj si: komposto, oshafe, uthull molle, raki molle

Infrastru-ktura turistike

• sinjalistika orientuese
• tabela që informojnë vizitorët për rregulloret
• panelet në natyrë ose në mjedise të brendshme
• pikat e vrojtimit

Evente dhe Festa

•Festa e Shën Triadhës
•Festa e Llazorëve
•Dita e Ndjesave
•Festa e Kolendrave
•Festa e Rrogeceve

Aktivitete që zhvillohen

• Zhvillohen pak praktikat tradicionale të fermerëve
• Ka potencial për degustimin e produkteve dhe shëtitje me kuaj

Ku mund të drekosh

• Bar Restorant “Vasiel” 0692022706
jnaska1986@gmail.com

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles