Fshati Drisht apo Drivasti siç quhej në Mesjetë,është ndër fshatrat më të mëdha të njësisë administrative Postribë.
Fshati Drisht shtrihet në verilindje të qytetit të Shkodrës, në të ashtuquajturën Zona e Mbishkodrës.
Ky fshat ka një pozicion strategjik për zhvillimin e të gjithë tipeve të turizmit si: turizmi historik dhe kulturor,turizmi natyror dhe ujor, turizmi i interesit të veçantë si arkeologji, speleologji etj.
Si të arrish në Drisht
• Në Drisht shkohet duke dalë nga Shkodra për nga Ura e Mesit me një distancë prej 14 km. Fshati ndodhet 13 km nga qëndra e qytetit të Shkodrës
Çfarë të shohësh
• Kalaja e Drishtit
• Muzeu i Postribës
• Ura e Mesit
• Statutet e Drishtit
• Kanioni dhe Lumi i Kirit
•Kanioni i Urës së Shtrejtë
Ku mund të drekosh
• Fshati i Drishtit është një zonë e pasur me prodhime bujqësore dhe blegtorale dhe traditë të hershme në kultivimin e produkteve autoktone.
Si të argëtohesh
•Plazh dhe eksplorim në lumin e Kirit
•Shëtitje dhe vizitë atraksioneve natyrore dhe kulturore të zonës.
•Vizitë monumenteve më të njohura historike-kulturore të fshatit.
•Ushtrim i sporteve të ndryshme (kanotazh,kayaking)
•Shëtitje dhe vizitë atraksioneve natyrore dhe kulturore të zonës.
•Vizitë monumenteve më të njohura historike-kulturore të fshatit.
•Ushtrim i sporteve të ndryshme (kanotazh,kayaking)
Ku mund të qëndrosh
Drishti vizitohet nga turistë ditore të cilët bëjnë vizita disa orëshe në kalanë e Drishtit dhe vendet perreth tij. Akomodimi në strukturat pritëse bëhet në fshatin më të afërt.
Kontakte
• Tourist Info Point-Shkodra
Rruga Teuta
E-mail: turizmi@
Rruga Teuta
E-mail: turizmi@
bashkiashkoder.gov.al