FSHATI DHOKSAT

spot_img

Fshati Dhoksat

Fshati Dhoksat i Njësise administrative “Lunxhëri” ku ai bën pjesë, shtrihen në shpatin e malit të Lunxhërisë 10 km larg qytetit të Gjirokastres dhe 138 km Kryeqytetit Tiranës.

Monumente natyre te Fshati Dhoksat janë Rrapi i Dhoksatit që dodhet në fshatin Homonim me moshë 250-vjeçare por që është i dëmtuar nga njerëzit dhe me mundësi ripërtëritje.

Plani i përgjithshëm vendor i Bashkisë Gjirokastër e përcakton atë si zonë natyrore të mbrojtur dhe nuk lejon ndërtime, përveçse në zonat urbane. Potencialet natyrore të zonës janë, Gurra e Këllëzit, burimet e Dhoksatit, Qestoratit, Hosit e gjer te burimet e Lepushetit të famshëm mbi Saraqinishtë e Stegopul. Monumente natyre aty janë Rrapi i Dhoksatit që dodhet në fshatin Homonim me moshë 250-vjeçare por që është i dëmtuar nga njerëzit dhe me mundësi ripërtëritje.Pranë ndodhet gjithashtu një tjetër Monument Natyror siç janë Cirqet e Lunxhërisë. Ato janë forma negative të relievit akullnajor, të formuara nga veprimtaria gërryese e akullnajave. Ndodhen në lartësitë lindore të kreshtës së malit të Lunxhërisë, rreth 1600-1800 m mbi nivelin e detit. Sektori ku ndodhen këto cirqe është më shumë se 1 km i gjatë, ndërsa gjerësia më e madhe e cirqeve, është pak më shumë se 50-60 m. Është një nga fshatrat më të pasur në territorin e Bashkisë Gjirokastër, përsa i përket trashëgimisë kulturore dhe asaj historike.

Aty ndodhen monumente kulture të Kategorisë së Parë si:

1.      Kroi i lagjes së poshtme

2.      Banesa e Sevo Marës,

3.      Banesa e Koço Çuçit

4.      Kroi me bendin e çetës së mesme

Për shkak të vlerave, natyrës, traditave, etnografisë e kulinarisë, Dhoksati është tashmë një destinacion mjaft i rëndësishëm turistik.

Ai numëron rreth 700 banorë. Territori i kësaj zone, përveç traditave të zonës, si vreshtaria, frutikultura etj, të jep mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve ekonomike dhe shembull për këtë është impianti i pordhimit të ëmbëlsirave. Në këtë trevë, duke patur të njëjtën lartësi mbi nivelin e detit dhe një reliev përgjithësisht kodrinor, mbizotëron klima mesdhetare. Rrjedhimisht në pjesën poshtë të kodrave dhe në fusha rritet frutikultura dhe bimët e arave. Ndërsa në brezat lart fshatit shtrihen masive të kulltave më tej shkurret, e mbi to lart pyjet jo fort të dendura. Në malet e kësaj treve rritet çaji, trëndelina, sherebeli e bimë të tjera medicinale. Eksperienca e viteve të fundit ka teguar se fshati Dhoksat ka një drejtim të qartë, përsa i përket zhvillimit ekonomiko- social dhe ky është turizmi. Prej gati 5 vitesh, ky fshat është në hartën e destinacioneve turistike të mjaft agjensive.Shtëpitë karakteristike të fshatit Dhoksat, tashmë janë cilësuar si monument kulture. Ato janë ndëtuar rreth 250 vjet më parë, janë të stilit otoman, të ngjashme me stilin e ndëtimit të shtëpive të Gjirokastrës. Këto shtëpi të fideve të Cucajve, Kokolajve, Lefterajve etj, mbartin vlera të rralla arkitektonike, kulturore, historike dhe janë në vijim të pjesës muzeale të qytetit të Gjirokastrës.

Aktivitete tipike që zhvillohen 

Në 10-13 Gusht mbahet festivali “Lirika në divanin Lunxhiot”, i cili shoqërohet me vlerën e padiskutueshme të traditës, me kostumin Lunxhiot, një nga më të rrallët e më unikët e etnografisë shqiptare. Gjithashtu edhe me trashegimi kulturore të kategorisë së parë e të ndërtimeve të vjetra. Aktiviteti mbahet në Dhoksat i shoqëruar me prodhimet organike dhe festës kulturore të zonës së Lunxhërisë.

  • Shtator 2018, festivali Argjiro-fest.
  • Ditet e Trashegimise Europiane (Panairi i Artizanit).
  • 13 vjet polifonia shqiptare ne UNESKO.

Fotografi e zonës dhe pamjet që lidhen me ndonjë nga aktivitetet:

  • Aktivitet polifonik nga grupi i Dhoksatit
  • Fshati i Dhoksatit
  • Ujëvara e Selckës, në grykën që ndan malin e Lunxhërisë nga mali Bureto

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Biznes privat “Dhoksati Guest House” Tel: 069 736 6270.

Një kuriozitet mbi fshatin

Eshtë vizituar nga poeti i madh anglez, Bajron.

Quhet fshati “I lavdëruar nga zoti”, “Ballkoni i Lunxhërisë” dhe vendlindja e patriotit dhe “Mësuesit të Popullit” Koto Hoxhi.

Ka shumë shtëpi monument kulture të kategorisë së parë.

Eshtë fshati më pak i migruar në Bashkinë e Gjirokastrës.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane nga organizata “CESVI”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, ku zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe prodhimesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Dhoksati ndodhet 138 km larg nga Kryeqyteti Tirana dhe 14 km nga qyteti i Gjirokastrës. Eshtë Njësia administrative e “Lunxhërisë”, qëndra e krahinës së Lunxhërisë. Arrihet me rrugë të shtruar automobilistike.

Kontaktet e nevojshme

Fshati Dhoksat i Njësisë administrative “Lunxhëri”, pjesë e Bashkisë Gjirokastër.

Telefon: +355 (123)-7890

Fax: (123) 456-7891

Email: gjirokasterbashkia@gmail.com

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles