Mish pule i mbështjellë në role
Përbërësit
- 1 kg file pule
- gjethe spinaqi
- proshutë pule
- djathë për shkrirje
- kripë
- Piper te zi të grirë
- 250 ml ajkë për gatim
- vaj për gatim
Hapat
- E shtypim filetën e pulës me një shtyp mishi, e kripim dhe i vëmë piper të zi të grirë.
- Mbi filetën vëmë një gjeth spinaq, një rriskë proshutë pule dhe në fund një rriskë djathë për shkrirje.
- Të gjitha këto i përkulim në një role dhe i forcojmë me rrëmojëse.
- Në një tigan më të thellë derdhim pak vaj, e ngrohim ngadalë dhe i radhitim rolet, i fërgojmë ato nga të gjitha anët.
- Derdhim pak ujë dhe fërgojmë rreth 30 minutash.
- Para fundit të fërgimit shtojmë ajkë, vëmë erëza sipas dëshirës dhe lëmë të zihet edhe 5-7 minuta.
- Para se të shërbenim i heqim rolet, heqim rrëmojëset, i presim rolet në rriska të vogla dhe i kthejmë në enën në të cilën janë zier.