Përbërësit
250 gr fletë merluci
250 gr karkaleca
250 gr fileta peshku
6 lugë vaj vegjetal
1 thelpinj hudhre
3 lugë majdanoz
1 spec djegëst
1 lugë uthull
Kripë
Hapat
Në një enë të bollshme fërgoni me vaj, hudhrën, 2 lugë majdanoz dhe specin, derisa hudhra të marrë lehtë ngjyrë
Hidhni 1 litër ujë të ngrohtë, uthullën, kripën dhe çojeni në vlim në zjarrë të fortë
Shtoni merlucin, karkalecat e ndryshëm dhe lëni edhe 8-10 minuta të tjera në zjarr
Pjekëni hudhrën dhe specin, ndajeni supën nëpër pjata të veçanta, shoqëroni me majdanozin e mbetur hudrën dhe specin
Ju bëftë mirë