Përbërësit

600 gr patate

2 kërcell presh

1 litrë supë kubike

2 lugë salcë kosi

Kripë

Piper

Vaj

Majdanoz

Hapat

Patatet lahen, qërohen dhe priten në kube, preshi pastrohet nga gjethet jeshile dhe pritet imët në rrathë

Në një tenxhere vëmë vaj dhe shtojmë patatet dhe preshin që të kaurdisen disa minuta

Hedhim supën e nxehtë dhe vlon për rreth 20 minuta në zjarr të mesëm

Me një lugë nxjerrim patatet dhe preshin dhe me blender përzihen që të fitohet një masë e butë

Përzierja kthehet përsëri në supë, shtohet krem kosi, kripë për shije dhe piperi i zi, supa shërbehet me gjethe majdanozi

Ju bëftë mirë