Përbërësit:
1 kg mish i bluar
1 vezë
¼ filxhan troshka buke/galetë
½ lugë hudhër pluhur
1 filxhan qepë të grira
1 lugë salcë soja
1 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
2 lugë miell
1 filxhan supë viçi
2 lugë vegeta
Udhëzimet:
1 Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, thërrimet e bukës, kripën, piperin e zi, qepën e prerë imët, hudhrën e bluar dhe salçën. Formoni me duar 8 topa.
2 Nxehni vajin në një tigan të sheshtë në nxehtësi mesatare. Skuqni qepën, shtojini vegeta, kaurdiseni dhe kur të ketë marrë pak ngjyrë shtojini miellin.
3 Pasi të marrin trajtë homogjene, kalojini sipër topat e mishin që formuat dhe futini në furrë të piqen, të lyer me pak vaj ulliri dhe me 1 filxhan supë viçi, për 20 min në temperaturë 220 gradë Celsius. Ju bëftë mirë!