Kastraveca turshi me hudhër

spot_img

Përgatitja:

3 kastraveca të mëdhenj, (ose 1 kg kastraveca te vegjël)
2 thelpinj hudhër,
pak majdanoz,
1 lugë e mesme kripë (për një kavanoz),
1 lugë e madhe uthull,
pak limon,
ujë të valuar.

Procesi

Për këtë recetë na duhen dy kavanoza në madhësi mesatare.

Sipas dëshirës, kastravecat nëse janë të mëdhenj i presim në rathë, në rast se marrim kastraveca të vegjël i lëmë siç janë. Pasi i kemi pastruar, për të dyja versionet e madhësisë së kastravecave veprojmë njëlloj.

Më pas, kastravecave u hedhim hudhër, majdanoz, kripë, uthull.

Pasi të jetë mbushur kavanozi, u hedhim sipër ujin e valuar, derisa të mbulohen përbërësit.

Më pas secilit perj kavanozave hedhim edhe disa pkika limoni. Më pas, kavanozat i mbyllim fort dhe i lëmë për dy ditë në një vend të errët. Pas dy ditësh i fusim në frigorifer dhe janë gati për tu konsumuar

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles