Përbërësit
- vezë
- proshutë
- gjize e ëmbël
- ketchup
- kripë
- piper
- vaj ulliri
Hapat
- Zjeni vezët. Lërini të ftohen dhe ndajini përgjysmë duke i hequr të verdhat.
- Në një enë, përzjeni të verdhat me gjizën e ëmbël, proshutën, salcën e kuqe dhe erëzat.
- Shtoni pak vaj ulliri dhe frulojini deri sa të përftoni një masë kremoze. Rregulloni shijen me kripë dhe piper.
- Me kremin që përftuat, mbushni sërish të bardhat e vezëve dhe shërbejini të shoqëruara me sallatrat që preferoni.