Përbërësit

PËR 4 PERSONA

  • 4 vezë
  • 5 kokrra ullinj jeshil
  • 60 gr ton
  • 2 lugë majoneze
  • kripë

Hapat

  1. Kjo lloj antipaste është vërtetë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu realizuar.
  2. Fillimish ziejmë vezët dhe i ndajmë në mes sa janë ende të ngrohta.
  3. I heqim të kuqin pa prishur pjesën e bardhë.
  4. Në një mikser hedhim të kuqet e vezëve, ullinjtë, tonin dhe majonezën.
  5. E përziejmë masën derisa sa të krijohet një përbërje homogjene dhe më pas e ndajmë nëpër gjysmat e vezëve, duke i mbushur ato me kujdes.