Përbërësit:

– 350g proshutë

– 400g spageti

– 2 lugë gjelle vaj ulliri

– 4 të verdhë të vezës

– 2 karafila hudhër

– 225ml krem

– 75g Parmesan i grirë

– Kripë

Përgatitja:

1. Vajin e ullirit nxejeni në tigan. Prejeni hudhrën dhe fërgojeni me vaj. Prejeni pastaj proshutën mirë dhe shtojeni në tigan duke e fërguar për 3 minuta.

2. Kremin e tundni bashkë me të verdhë të vezës. Aty ia shtoni djathin Parmesan, kripën dhe piperin sipas shijes.

3. I vloni spagetit. E thani ujin dhe i shtoni spagetit në proshutë. Sipër ia hidhni salcën dhe të gjitha së bashku i zieni për 7-8 minuta derisa salca të trashet.

Ju bëfshin mirë.