PASURIA E NUTRIENTËVE USHQYES NË LËNGUN E GJELBËRT

spot_img

Lëngjet e gjelbërta janë një përvojë shumë e mirë që do t’ju ndryshojë tërësisht shëndetin tuaj.

Të gjithë përbërësit në lengje të gjelbërta janë të freskët dhe shumë ushqyes.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta ku ushqimi zihet shkatërrojnë shumë përbërës nutritiv ushqyes në të, prandaj ushqimet të cilat nuk zihen janë me rëndësi për të qëndruar të shëndetëshëm.

Lëngjet e gjelbërta janë përplotë me vitamina të dobishme, minerale, antioksidant, elemente – materje anti inflamatore, fitonutrient, fibra, ujë, përmbajnë nutrientët si klorofili, i cili me strukturë është i ngjajshëm me hemoglobinën në gjakun e njeriut, çka do të thotë se pirja e lëngjëve të gjelbërta është sikur pranimi i transfuzionit për ta pastruar gjakun nga toksinat.

Të ushqyerit shëndetshëm është sekret i bukurisë së brendshme dhe të jashtme.
Kur të konsumoni ushqim natyror, të freskët, thjeshtë dukeni dhe ndiheni më mirë dhe më të ri, si dhe i parandaloni dhe i luftoni sëmundjet.

Receta për konsumim ditorë e lëngut të gjelbërt Detox;

Përbërësit:
– 200 gr spinaq
– 100gr lakër me gjethe të gjelbërta
– 2 gota ujë
– 1/2 limon i qëruar
– 2 kivi
– 1 mollë e gjelbërt
– 2 lugë fara të bluara të linit

Vendoseni frutat dhe ujin në blender dhe miksoni derisa të fitoni lëngun e gjelbërt, ndaleni blenderin dhe Iistoni përbërsit tjerë. Përzieni derisa të bëhet masa kremoze.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles