Tri mënyra për të përdorur vajin e kokosit, e që nuk i keni dëgjuar më parë
Nëse mendoni se vaji i famshëm i kokosit mund të përdoret vetëm për t’i bërë flokët më të shëndetshme dhe më të ndritshme, jeni gabim.
Vaji i kokosit ndihmon në djegien e dhjamit
Vaji i kokosit ndihmon në zvogëlimin e obezitet, pasi që MCTs që gjendet në vaj e rrit shpenzimin e energjisë, dhe rrjedhimisht djeg më shumë dhjam. Ndërsa, nëse e përdorni si vaj për gatim, vaji edhe mund t’ua zvogëloj nivelet e kolesterolit në gjak, transmeton Telegrafi.
Heq grimin e syve
Vendosni një pikë vaj kokosi në një copë pambuku dhe fërkoni sytë me të. Vaji bën punë të mirë në heqjen e grimit rreth syve, si dhe e lë atë zonë të hidratuar dhe të ushqyer. Mos harroni që pastaj ta pastroni fytyrën.
Shëron plagët
Nëse vaji organik i kokosit aplikohet në plagë, mund t’i shëroj ato shumë shpejt, pasi që ka elemente anti-kërpudhore dhe anti-mikrobare. Gjithashtu vaji është i mirë në mbajtjen e hidratuar të lëkurës dhe mban erë të mirë. /Telegrafi/
(Visited 170 times, 1 visits today)