Supë peshku ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
peshk dy cop mesatar
një qepë
një karrotë
një patate
një kungull
një spec të kuq
një spec jeshil
dy thelbinj hurdhër
një lugë miell
majdanoz
kripë, piper
Përgatitja
1
Në fillim ziej peshkun, e kullojmë lëngun, i heqim halat peshkut dhe e lemë mënjanë.
2
Në një tenxhere hedhim vaj, qepë dhe hurdhrën e kaurdis pak pastaj hedhim perimet sipas fortësisë një e nga një të prera në formë kubiku dhe i kaurdisim të gjitha.
3
Hedhim kripë, piper dhe miellin dhe lëngun e peshkut bashkë me peshkun e qëruar dhe e lemë të ziej në temperaturë të ngadaltë. Pasi është bërë gati i hedhim manjdanoz të grirë dhe limon.