Pogaçe ( Receta gatimi nga Shqipe A Rrahmani )
Përbërësit
500 ml qumësht
1 ve + 1 të bardhë
1 lugë vaj
kripë
1 lugë uthull
miell 750- 800 g
10 gr maja
Përgatitja
1
E zë brumin dhe e lë të dyfishohet. E ndan në 4 pjesë dhe i hollon në formë drejtkëndëshit duke i lyer me gjalpë tri të parat.
2
Petën e pret në 7 pjesë, secilën prej tyre e përdredh dhe e mbështjell. E lë për ardhjen e dytë për disa minuta. E lyen me të kuqin e vesë. Tepsia nr.24. Piqet në 150 gradë për 15′ pastaj edhe për 35′ në 180 gradë.