Reçel ( gliko ) shalqini ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
1 kg cipa shalqini,
1 kg sheqer,
3 gota ujë.
Përgatitja
1
Qërohet nga cipa, priet në thela e hidhet në ujë me gëlqere për 2 orë. Hhqet dhe shplahet me ujë,
2
Vihet në zjarr për 10 minuta, hiqet dhe lihet në ujë të ftotë.
3
Pëgatitet shërbeti dhe hidhen thelat e shalqinit, lihen në zjarr deri sa të bëhen gati, në fund i hidhet pak limontoz dhe disa gjethe barbarozë.