Reçel kumbulle ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
1 kg kumblla,
1 kg sheqer,
2 gota ujë
Përgatitja
1
Meren kumbullat u hiqet bërthama, qërohen dhe hidhen në ujë me gëlqere për 2 orë. Hiqen nga gëlqeria shplahen mirë me ujë vihen në zjarr për 5 minuta hiqen dhe lihen në ujë të ftohtë.
2
Në zjarr vendoset tenxherja me sheqer dhe ujë, lihet pak të ziej dhe hidhen kumbullat, lihen në zjarr për 15 minuta.
3
Hiqen nga zjarri dhe lihen për 24 orë në qetësi. Pastaj hiqen kumbullat nga tenxherja dhe tenxherja vihet në zjarr sa të trashet shërbeti. Kumbullave i vihen thelbinj bajame dhe hidhen në tenxheren me shërbet, lihet në zjarr sa të bëhet gati. Në fund i hidhet pak limontoz dhe disa fleta barbarozë.