Vaji arganit

spot_img

vaj argani

Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut. Siç kanë treguar shumë herë edhe studimet shkencore, vaji i arganit ndihmon në kurimin e lëkurës, duke i rikthyer asaj hidratimin, ushqyerjen, mbrojtjen, rigjenerimin, elasticitetin, si dhe përtharjen e plagëve. Gjithashtu, vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave.

Substancat aktive që e bëjnë vajin e arganit një ilaç të mrekullueshëm

Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vajit dhe parandalimin e rrudhave, si dhe kanë funksion mbrojtës kundër radikaleve të lira.

Ja sepse vaji i arganit përdoret si për trajtimin e psioriazës (sëmundje lëkure) ashtu edhe për mbrojtjen kundër rrezeve UV e nga burimet e tjera të dëmit oksidues. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë A; acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6 rigjeneruese e antinflamatore; polifenole kundër rrudhave. Mos harroni se edhe pse është shumë hidratues, vaji i arganit nuk është i yndyrshëm.

Si ta përdorni vajin e arganit për shëndetin dhe bukurinë e fytyrës, buzëve, flokëve, trupit dhe thonjve

Fytyrë: hidhni një pikë në mëngjes dhe një në darkë për të luftuar formimin e rrudhave dhe ngadalësimin e procesit të plakjes qelizore. Vaji i arganit vepron kundër akneve, rregullon prodhimin e yndyrës dhe parandalon formimin e shenjave në fytyrë.

Buzë: mund të përdoret për skrab për rigjenerimin lëkurës së buzëve. Mjafton të përzieni një lugë vaj argani dhe pak sheqer. Aplikojeni masën mbi buzë dhe fërkojeni pak, por pa e dëmtuar lëkurën. Mund ta përdorni këtë lloj skrabi një herë në javë. Është i mrekullueshëm.

Flokë: i përshtatshëm për flokë të brishtë, të thatë, të hollë, pa shkëlqim dhe që nuk rriten. Lufton formimin e dy kokave, mjafton të hidhni disa pika mbi duar dhe ta aplikoni me kujdes mbi flokë. Mbajeni një orë më pas lajeni kokën siç bëni gjithmonë.

Trup: vaji i arganit mund të përdoret si skrab edhe për trupin. Merrni tri lugë gjelle vaj argani dhe 3 lugë gjelle kripë të bardhë, pastaj aplikojeni mbi trup të zhytur në vaskë, ose në dush. Fërkoni më shumë pjesën e brendshme të kofshëve, vithet, krahët dhe këmbët.

Thonjtë: ideal për forcimin e thonjve. Mund të aplikohet çdo mbrëmje mbi duar e thonj me një masazh në formë rrethore. Për një trajtim javor, zhytini për 10 minuta majat e gishtave në një përzierje vaji argani me lëng limoni, pastaj masazhojini.

Aplikime të tjera…

Vaji i arganit mund të aplikohet edhe mbi lëkurë edhe në rast psoriazi (heq dhe redukton skuqjen dhe kruarjet e lëkurës), të çarat e shkaktuara nga shtatzënia, pas dushit për të zbutur dhe hidratuar lëkurën, në ujin e vaskës (10 pika) për të larguar pluhurin nga lëkura, për t’i rikthyer elasticitetin lëkurës së gjoksit, për masazhe qetësuese dhe relaksimin e muskujve.

Çfarë gjendet në treg

Vaji i arganit është përdorur për të krijuar një linjë komplete për kurën dhe bukurinë e lëkurës, si dhe për mirëqenien e të gjithë trupit. Është i pranishëm te shumë produkte kozmetike nga vaji te kremi i duarve, te maskat rigjeneruese për fytyrën, kremërat kundër rrudhave etj. Me vajin e arganit mund të keni një lëkurë të shëndetshme, një fytyrë perfekte, një ngjyrë të bukur trupi dhe një pamje gjithmonë të freskët.

(Visited 146 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles