Për biskotat:
– 3 vezë
– 20 gr miell bajamesh
– 55 gr niseshte
– 1 dl konjak
Për mbushje
– 100 gr boronica
– 100 gr sheqer
– esence bajame
Për zbukurim
– Sheqer pluhur me shije vanilje
– pana
Përgatitja
Hidhni vezët në një enë, bashkoni sheqerin dhe rrihini mirë të dy përbërësit derisa të përftoni një përbërje shkume. Shtoni miellin e bajameve, niseshtenë dhe konjakun, e vazhdoni t’i përzieni derisa të gjithë përbërësit të marrin një forme homogjene. Hapeni përbërjen në një tepsi, pasi të keni hapur një letër kuzhine alumini dhe më pas nivelojeni përbërjen me një spatul. Futeni në furrë të nxehur më parë me 210′C, për 17 minuta.
Më pas hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.
Ndërkohë përgatitni mbushjen, hidhni boronicat në një enë me ujë të vakët, shtrydhini me kujdes dhe vërini në një tenxhere. Shtoni sheqerin, disa pika limon dhe esencën e bajameve. Vërini në zjarr të ulët për pesë minuta.
Bëni forma zemre në brumin që përgatitët dhe sistemojini në një vend pune. Shpërndani sipër 1/4 e përbërjes me boronica dhe mbulojini me një zemër tjetër, e kështu me radhë derisa të mbarojnë të gjithë përbërësit.
Vërini biskotat me zemër në pjata dhe zbukuroni me sheqer pluhur, duke i shërbyer me pana sipas dëshirës.