Tortë molle me karamel

spot_img

tortemollePër një tavë tortë 26-28 cm

3 mollë mesatare
250 g miell 00
100 g sheqer
1 pako pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 majë luge të vogël kanellë
3 vezë
50 g gjalpë
4-5 lugë qumësht
2 lugë sheqer kaf

Për karamelin:

100 sheqer
150 ml pana e freskët
1 lugë gjalpë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni karamelin. Vendoseni sheqerin në një tenxhere me fund të trashë dhe vendoseni në zjarr të mesëm derisa të shkrihet plotësisht. Veçmas ngrohni panën, por mos e lini të ziejë dhe bashkojeni me karamelin. Përziejeni vazhdimisht derisa sheqeri me panën të lidhen dhe të formohet një masë e trashë dhe kremoze. Fikeni zjarrin dhe shtoni në të gjalpin, përziejeni përsëri dhe lëreni të ftohet komplet.

Tani përgatisni tortën, ndani të verdhat nga të bardhat dhe të bardhat e vezëve formojini në shkumë.

Rrihni gjalpin me sheqerin derisa sheqeri të tretet dhe shtoni të verdhat e vezëve një nga një. Përziejeni me rrahësin elektrik derisa të keni një masë shkumoze.

Shtoni duke situr miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe kanellën te masa me vezë dhe përziejeni me delikatesë me një spatul kuzhine. Nëse masa ju rezulton shumë e trashë shtoni edhe nga një lugë qumësht. por nga një lugë e nga një lugë që mos ta qullni shumë brumin.

Tani bashkoni të bardhat e vezëve të formuara në shkumë te brumi dhe përziejeni me delikatesë që mos të ulni volumin e tyre.

Në fund bashkoni me brumin dhe karamelin. Gjithmonë përziejeni me delikatesë duke e çuar spatulën deri në fund të enës pasi aty depozitohet karameli.

Lyeni tavën me pak gjalpë dhe pluhuroseni me miell.

Shtoni në të brumin dhe në komplet sipërfaqen e tortës zhysni brenda rreth e rrotull feta molle të prera hollë.

Spërkateni me sheqer kaf, vendosni akoma disa copëza gjalpi sipër dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 160°C për 40 minuta, shkruan adda’s all.

Lëreni të kullojë paksa dhe shërbejeni të ngrohtë (me një top akullore me vanilje sipër, kalon në një tjetër nivel).

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles