Tortë me mollë ( Receta gatimi nga Edvina Gjeci )
Përbërësit
200 gr miell
180 gr sheqer
4 vezë
50 gr gjalp
5 mollë
180 gr qumësht
1 pako fryrës për embëlsira
1/2 lugë kafje me kanellë pluhur
Përgatitja
1
Rrahim sheqerin me të verdhat e vezëve, shkrijmë gjalpin në ben mari ( bagno maria ) dhe ja shtojmë vezëve të rrahura. Shtojmë duke përzier me kujdes mjellin, qumështin, kanellën dhe fryrësin deri sa të arrijmë një komposto homogjene.
2
Rrahim mirë të bardhat e vezëve dhe i shtojmë tek vezët e verdha duke përzier nga poshtë lart. Presim mollët në kubikë dhe i përziejm bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë.
3
Nëse preferoni, 3 mollë i presim në kubikë dhe i përziejm me përbërësit e tjerë dhe 2 mollët e mbetura i presim në feta dhe ja vejmë sipër embëlsirës, më pas e pjekim në furrë me 180 gradë