Përbërësit:
Për bazë:
* 220 g keksë integral të bluar
* 150 g margarinë
* 2 lugë sheqer të verdhë
Për mbushje:
* 960 g krem të bardhë
* 300 g sheqer të verdhë
* 100 g margarinë
* 5 vezë
* 1 lugë ekstrakte vanilje
* karamele të gatshme.
Përgatitja:
1. Në tepsi përgatisni keksët, margarinën e shkrirë dhe sheqerin, duke formuar një masë.
2. Masën e shtroni në tepsi dhe e piqni për dhjetë minuta në 180 gradë. Më pas përzieni kremin e bardhë me sheqer dhe vanilje, shtoni margarinë, përsëri përzieni e më pas shtoni vezët një nga një.
3. Brumin e vendosni mbi petën tjetër të pjekur dhe të ftohur.
4. Pasi t’i keni pjekur të dyja petët, e ftohni mirë dhe e lyeni me karamele.