Marrim 8 copa mish qëngji i marinojmë me kripë, piper e vaj ulliri dhe i fusim në frigoriger për 2 orë! Pastaj i nxjerrim i lyejmë në miell, i skuqim për 2 min secilen bërxollë në një tigan me vaj ulliri ku kemi hedhur një thalb huder dhe i rëndisim në një tavë!
Në tiganin që skuqem mishin shtojmë 1 thalb huder, 500 gr kërpudha të grira dhe i skuqim lehtë! I rregullojmë me kripë dhe piper, shtojmë 1 lugë miell e skuqim për 2 minuta, pastaj i shtojmë salcë domatesh 100 gr, gjysëm gotë verë, pak konjak dhe 1 gotë ujë.
I shtojmë edhe disa stika pishe dhe 1 gjethe dafine.
Pasi të jenë zier për 5 min i’a shtojmë copave të mishit në tavë salcen që pergatitem dhe e pjekim në furrë për 45 min! Në vend të mishit të qëngjit , mund t’a bëjmë dhe me mish viçi!
Ju bëftë mirë!