Përbërësit

PËR 4-5 PERSONA

  • 500 gr mish qengji ose dashi
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 kokra vezë
  • 3 gota uji kos
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle oriz
  • kripë

Hapat

  1. Tava e Elbasanit pregatitet me mish qengji ose dashi.
  2. Po te jete me mish qengji,ai piqet drejtperdrejt,ndersa me mish dashi zihet me pare.
  3. Mishin e presim ne thela e vendosim ne tepsi i hedhim gjalpin lart dhe futet ne furre ose ne tave me korrent.
  4. Here pas here i hidhet pak uje qe te mos thahet,mbasi piqet hiqet nga furra.
  5. Ne tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell derisa te zverdhet ( te mare ngjyre floriri),por jo te skuqet; shtohet lëngu i mishit te pjekur i holluar me ujë, perzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salce e trashe,hiqet nga zjarri ftohet dhe pastaj i shtohet kos,veze, kripë dhe bejme nje përzierje te mire, ne tave hidhet pak oriz gjysmë i zier,radhiten thelat e mishit,siper hidhet masa e pregatitur, pak gjalpe dhe e pjekim ne furre.
  6. Menyra tjeter e thjeshte e njejta recete:
  7. Nqs, ështe mish dashi,ai me pare duhet te zieje 10-15 min para perfundimit te zierjes së mishit, hidhet pak oriz.
  8. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet mielli, kos, lëng mishi, gjalp dhe kripe kaurdisen mire; copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin, mbi t’o hedhim masen e pregatitur dhe gjalp i freskët e pjekim ne furre derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe. “Shijim te kendeshem”.