Përbërësit
- 1 avokado
- 2 lugë lëng limoni
- 1/2 litër jogurt
- 2 lugë ajkë kosi
- 1/2 lugëz salcë tabasko
- kripë
- piper
- majdanoz
Hapat
- Avokadoja pastrohet, pritet në katrorë dhe vendoset në enë ku do të bluhet. Shtohen të gjithë përbërësit dhe së bashku bluhen në blender. Supa futet në frigorifer gjer në përdorim. Kjo supë e shëndetshme dhe freskuese, mund të shërbehet në çdo vakt. Shërbehet me biskota djathi.
- BISKOTA DJATHI: 2 vezë, 2 lugë miell, kripë, 2 lugë djath i kaluar në rende, majdanoz i grirë hollë, specall. Tunden vezët. Shtohen dhe përzihen me lugë të gjithë përbërësit. Brumi vendoset në tepsi të lyer me yndyrë, pritet në katrorë, futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 0C. Katrorkat e nxehta, shërbehen me supë të ftohtë.