Përbërësit

  • 2 luge margarinë
  • 2 thelpinje hudher
  • 2 gjethe dafine
  • 100 gr mish i bardhe pule
  • pak kripë
  • 2 decilitra qumësht
  • 4 decilitra ujë
  • 1 luge Piper te zi
  • 1 luge vaj ulliri

Hapat

  1. Ne nje ene qesim margarine dhe ne te thelpinjet e hudhres dhe i fergojme pak sa te leshojne aromen (te sigurohemi te mos digjen sepse jep shije te hidhet dhe arome jo te kendshme),pastaj shtojme qumeshtin,gjethet e dafines dhe kriposen.
  2. Kjo mase zihet per 10 minuta,pastaj shtohet mishi i grire imet i pules dhe 4 dcl uje dhe zihet derisa te zbutet mire mishi.
  3. Pastaj mund ta mixojme ne menyre qe te behet nje mase kremoze dhe nese tashesia e supes eshte e dendur mund te shtojme akoma uje dhe qitet mjaft piper te zi dhe vaji i ullirit.