Përbërësit:
– 8 feta bukë shtëpie
– 2 thelpinj hudhër
– 200 gr gruviera (djathë francez, i fortë)
– 1 litër lëng mishi i vluar
– kripë e piper
Përgatitja:
Thekni fetat e bukës në furrë, lyejini me hudhër pastaj vendosini të shtrira në një enë balte ose xhami zjarrdurues, duke i vënë në mënyrë të alternuar edhe shtresat e djathit gruviera. Hidhini kripë e piper sipas dëshirës. Njomini lehtë me lëngun e mishit, i cili duhet ta mbulojë tërësisht bukën dhe vendosni enën në furrën tashmë të nxehur, në 200 gradë, për 15 minuta. Në fund buka do të ketë thithur të gjithë lëngun e mishit. Shërbejeni menjëherë.