Përbërësit
- 500 gr mish i bardhe pule
- 3-4 speca te medha babure
- 150 gr oriz
- 1 tufe qepe te njoma
- 2 luge salce domatesh
- kripë
- piper i zi
- vegete
- pak vaj
- djath mocarela
- 150 ml ajkë kuzhine per zierje
Hapat
- Orizin e ziejme dhe kullojme nga uji i tepert.
- Specat i pastrojme,i ndajme ne dysh dhe u heqim farat.
- Mishin e pules e grijme ne katrorka te vogla.
- Grijme dhe qepet dhe fergojme me pak vaj derisa qepa te zbutet mire dhe mishi gjithashtu te zbutet pergjysem.
- Tanim masen me mishin e perziejme me orizin e zier,shtojmesalcen e domates, shtojme dhe pak vaj,melmesat kripen,vegeten piperin dhe ndonje erze sipas deshires.
- Krejte kete mase e perziejme mire dhe mbushim specat e ndara pergjysem dhe te radhitur ne taven e lyer me yndyre.
- Qesim nga specat dhe mbushja derisa te hargjohen(nese eshte e nevojshme mund te shtoni numrin e specave).
- Specat e pergaditura ne kete me menyre i pjekim pne temperature 200 grade per 30 minuta.
- Nxjerrim taven nga furra,seciles gjysem te specave i qesim nga nje pjese djath mocarela ose ndonje tjeter dhe pak nga ajka per zierje dhe kthejme taven ne furre edhe per 5 minuta ose derisa te shkrihet djathi persiper specave.