Speca me gjizë

spot_img

Speca me gjizëPërbërësit

-1 kg speca të kuqe të rrumbullakta dhe me tul.
-gjysëm kile gjize
-1 tufë majdanoz
-5 lugë vaj ulliri
-krip një lugë kafe
-hudhra sipas dëshirës

Përgatitja
Marrim specat, i lajmë dhe i heqim bishtat bashkë me farat dhe i lëmv menjanë.
Marrim gjizën e vendosim në një enë të thellë dhe në të hedhim vajin, majdanozin e larë e të grirë, kripën dhe hudhrën nëse dëshironi.

I trazojmë mirë që masa e gjizës t’i marrë të gjithë përbërësit. Do të marrim një lugë kafeje të madhe dhe do të fillojmë t’i mbushim një e nga një, pasi i kemi mbushur i vendosim në një tenxhere ku dhe do t’i ziejmë. E mira është që të ziejnë me avull.

Edhe nëse nuk keni tenxhere me avull, mund të veprohet në këtë menyrë: Brenda në tenxheren që do të vendosim në zjarr vendosim disa pirunj të rreshtuar përmbys në të kundërtën e njëri tjetrit dhe mbi to vendosni specat e mbushura. Hedhim një gote ujë, vendosim kapakun dhe i vemë për të ziere për 5-8 minuta. Pas kësaj hiqet nga zjarri dhe i lëmë me kapak të mbyllur deri sa specat të ftohen. Specat janë gati për t’u servuar.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles