Spageti me peshk ton

spot_img

Spageti me peshk tonPërbërësit:

– 320 gr spageti
– 160 gr peshk ton nën vaj
– 12 kokrra ulliri taxhaske ose kallamate
– 1 lugë me kaparina të kriposura,
– ½ gotë me verë të bardhë majhoshe
– 4 lugë me vaj ulliri dhe kripë

Përgatitja:

Hidh një lugë me kaparina në ujë të vakët për afër 10 minuta. Shtrydhi ullinjtë me tehun e një thike, hiq mënjanë bërthamat dhe griji trashë. Kulloje peshkun ton për t’i hequr vajin që ka dhe thërrmoje. Nxehe vajin në një tigan kundër ngjitjes, hidh aty kaparinat e kulluara dhe të thara, peshkun ton dhe ullinjtë dhe lëri të skuqen për 2 minuta. Hidhi verën, lëre sa të avullojë mbi një flakë të fuqishme dhe bashko aty makaronat spageti të kulluara shumë të nxehta. Përzieji për gjysmë minute dhe shërbeji të ngrohta.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles