Si të shërohemi me vaj ulliri ?

spot_img

“Një ose dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës.” Efektet e tij pozitive mbi organizmin lidhen ngushtë me përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore dhe substancave antioksiduese.

Vaji i ullirit, përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin. Sot kemi një motiv më shumë për të mos e ndarë nga tavolina: një përbërës i t? i quajtur oleocanthale na mbron kundër demencës dhe alz’haimerit. Me këtë studim arrihet në përfundimin se vaji i pastër i ullirit ndihmon në parandalimin e pothuajse pjesës më të madhe të sëmundjeve të organizmit. Një grup shkencëtarësh amerikanë të “Monell Center”, në Universitetin e Çikagos, ka zbuluar se oleocanthale ndryshon strukturën e proteinave neurotoksike, që mendohet se ndikojnë në efektet „shkatërruese” të alz’haimerit. Ky ndryshim thelbësor strukturor pengon proteinat ADDL në procesin për të dëmtuar qelizat nervore të trurit.

Oleocanthale, në këtë rast, ndryshon strukturën e ADDL, në mënyrë që këto të mos lidhen me sinapset (elemente që mundësojnë komunikimin mes qelizave të indit nervor). Duke e ditur këtë, shkencëtarët kanë dashur të ekzaminojnë se si ndodh ky proces dhe cilat janë efektet e t? në tru, më specifikisht në disa zona të caktuara, sidomos ajo e kuptimit dhe memories, që ishte një prej të parave zona të goditura nga alz’haimeri. Përmes qelizave, shkencëtarët verifikuan sjelljet e proteinave ADDL me dhe pa shtimin e oleocanthales, duke zbuluar se mjaftonin pak molekula të këtyre substancave që gjendeshin te vaji i ullirit për të reduktuar lidhjen mes ADDL dhe sinapseve. “Rezultatet mund të na ndihmojnë të identifikojmë dhe të marrim masa mbrojtëse, që mund të çojnë në përmirësimin e terapive në luftën kundër sëmundjes së alz’haimerit”, ka deklaruar doktor Paul Breslin, bashkautor i studimit.

Testet e mëvonshme treguan se oleocanthale ndihmon sinapset nga dëmtimet strukturore të shkaktuara nga ADDL. Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj shumë sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare, e duke çuar në parandalimin e disa llojeve të tumorit, sidomos at? të gjirit. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në SHBA kanë gjetur se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30 për qind nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Acidi oleik, që gjendet tek ai, ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, që është origjinë e kancerit, duke ulur në mënyrë drastike rastet e tumorit në gji. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të përdorimit të vajit të ullirit. Vitamina E, që përmban ai, ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore, që do të çonin në shfaqjen e kancerit dhe në këtë aspekt janë duke u bërë studime të shumta. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL), që grumbullohet nëpër arterie.

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë dy lugë gjellë vaj ulliri në ditë për një javë kishin një ulje të nivelit të kolesterolit të keq dhe nivele të larta të përbërësve antioksidues, në veçanti fenolëve në gjak. Përdorimi i ushqimit të fërguar mund të jetë i keq për zemrën, por jo nëse përdorni vaj ulliri ose luledielli për ta përgatitur atë. Ekspertët kanë zbuluar se rreziku i madh për sëmundjet e zemrës ose vdekjen e parakohshme nuk është i lidhur me ushqimin që gatuhet në këtë mënyrë. Por, hulumtuesit theksojnë se zbulimet e tyre, nga studimet e dietave tipike spanjolle në të cilën këto vajra “të shëndetshme” janë gjetur në bollëk dhe nuk vlejnë për dhjamërat ose llojet e tjera të vajit. Kur ushqimi skuqet apo fërgohet, bëhet më kalorik, sepse ushqimi thith më shumë vaj. Dhe ekspertët e dinë se përdorimi i madh i yndyrës mund të ngrejë shtypjen e gjakut dhe të shkaktojë kolesterinë të lartë, që janë faktorë të rrezikshëm për sëmundjet e zemrës. Për këtë studim, hulumtuesit e universitetit “Autonomous” të Madridit kanë anketuar 40.757 të rritur për dietën e tyre. Të anketuarit janë pyetur për llojet e ushqimit që përdorin dhe për mënyrën se si i gatuajnë. Asnjëri prej tyre nuk ka pasur ndonjë shenjë të sëmundjeve të zemrës në fillim të studimit 11-vjeçar, por në përfundim të t? ka pasur 606 raste të sëmundjeve të zemrës dhe kanë ndodhur 1.134 vdekje. Kur hulumtuesit i kanë shikuar në detaje këto vdekje, ata nuk kanë mundur të gjenin lidhje mes ushqimit të fërguar në dietë. Kjo besohet se ka ndodhur për shkak se është përdorur vaji i ullirit për të gatuar.

Në një editorial, profesori Michael Leitzmann nga Universiteti i Resenburgut në Gjermani ka thënë: “Nëse i shikojmë së bashku, miti që ushqimi i fërguar përgjithësisht është i keq për zemrën nuk mbështetet nga faktet aktuale. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që përdorimi i peshkut dhe i çipsave nuk do të ketë pasoja shëndetësore.” “Studimi sugjeron që aspektet specifike të ushqimit të fërguar janë relevante, sikurse edhe përdorimi i vajit të ullirit, bashkë me aspektet e tjera të dietës.” Dieta mesdhetare ka kohë që është konsideruar si e shëndetshme, duke qenë se përmban fruta të freskëta dhe peshk të freskët.
Studimet kanë treguar që një dietë e balancuar si kjo mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Vaji i papërfunduar, që nxirret direkt nga ulliri, përmban një numër më të madh antioksiduesish, veçanërisht Vitaminë E dhe fenole. Ai konsiderohet si një ushqim i tretshëm dhe i pranueshëm nga stomaku, që luan rol të rëndësishëm mbrojtës edhe te personat që vuajnë nga ulcera dhe gastriti. Vaji i ullirit aktivizon hormonet e pankreasit në mënyrë shumë herë më natyrale se sa ilaçet. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja.

Që në lashtësi, popujt rreth brigjeve të Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëm?ët, ashtu dhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëm?ët.

Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj shkëlqim. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan ato nga thinja e parakohshme. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shampot, kremrat, losionet. Po ashtu, shumë maska bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga përbërësit kryesorë të tyre.

Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na e ka falur pa na kërkuar asgjë në këmbim. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për përkujdesjen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e t? është më mirë të shkruhet: “Një ose dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja.” Efektet e t? pozitive mbi organizmin lidhen ngushtë me përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore dhe substancave antioksiduese.

Prim. Dr. Mair Iseini

(Visited 486 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles