Për 10-12 sandviçë:
▪ 240 g djathë
▪ 75g majonezë
▪ 1 kastravec i freskët, i qëruar dhe i ndarë në feta shumë të holla
▪ 1/4 lugë kafeje kripë të përzier me hudhër të thatë pluhur
▪ 1/2 lugë kafeje piper të bardhë pluhur
▪ 1 lugë gjethe kopër të freskët të grirë
▪ 24 feta të holla bukë të bardhë
▪ 12 degë kopër
Përgatitja: Rrahim me rrahësin elektrik të vezëve djathin me majonezën, deri sa të bëhen të buta si krem.
Shtojmë kripën e përzier me hudhër pluhur, piper të bardhë dhe kopër. Lyejmë 12 feta bukë me kremin, i zbukurojmë me një degë kopër, feta kastraveci dhe i mbulojmë sipër me fetat e bukës që nuk kemi lyer. I heqim koren anësore, i ndajmë në diagonal dhe i shërbejmë menjëherë.