PËRBËRËSIT:
1 sallatë e gjelbër,
një tubë rrepka të kuqe,
2 tubë qepë të reja,
2 vezë të ziera,
100 gramë djathë të fortë.
Sallata lahet dhe palosen fletët e saj në pjatë në formë luleje. Qepët dhe rrepkat lahen, priten në rrathë, kriposen dhe u hidhen uthull e vaj. Vezët e ziera qërohen , priten në katrorë të vegjël dhe bashkohen me qepë dhe rrepka. Sallata e përzier me kujdes vendoset në pjatë në mes të sallatës së gjelbër. Mbi hidhet djathi i kaluar në rende.