Sallatë me makarona

spot_img

receta gatimi per pergaditjen e sallates me makaronaNevojiten:

  • 250 gr. makarona kërmill ,
  • 250 gr. misër konservë ,
  • 1 vazo speca gogozhare ,
  • 300 gr. sallam konservë, të prerë në kubikë të vegjël ,
  • 250 gr. bizele të ziera ,
  • 250 gr. djathë kaçkavall të grirë ,
  • 1 vazo mesatare me majonezë ose 1/2 kg kos të kulluar ,
  • 1 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë.

Gatimi

1. Në fillim zieni makaronat në një tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe pak vaj, në mënyrë që të mos ngjiten gjatë zierjes. Në vazhdim i kullojmë dhe i vendosim në një pjatancë të thellë.

2. Hedhim në pjatancë të gjitha lëndët e tjera përveç kosit (ose majonezës), dhe majdanozit. I përziejmë mirë.

3. E vendosim pjatancën për rreth 2 orë në frigorifer.

4. Pak para se ta shërbejmë hedhim kosin (ose majonezën) dhe majdanozin.

5. Kjo sallatë është ideale për bankete ose bufe të hapura.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles