Përbërsit për petët :
6 vezë dhe 6 lugë sheqer, i rrahim mirë me mikser deri sa të shkrihet sheqeri, i shtojmë 1 lugë kakao,1 peciv dhe 6 lugë miell.
Marrim një tepsi katrore dhe shtrojmë një leter, letren e lyejme me vaj dhe vendosim brumin.
Brumin pjekim 10 min në furrë të nxehtë.
Filli për role:
1.5 Lirta qumshet i vendosim në një enë dhe vendosim mbi zjarr që të vlojë, i shtojmë 2 lugë sheqer.
Marrim pak uje me një enë të vogel dhe hedhim 4 pudinka të vanilje. I tretim mirë dhe i hidhni në qumësht.
E ziejmë deri sa të trashet dhe e heqim nga zjarr, e lëmë të ftohet.
Marrim një enë tjeter dhe hedhim 200 gr sheqer pluher dhe 250 gr margarinë. I përziejm në mikser deri sa të bëhet mas homogjene dhe i bashkojmë me pundin e zier me parë dhe i shtojmë edhe 100 gr arra të grimcuar, 200 gr zhele bombone, dhe përziejmë mirë fillin.
Marrim petët e pjekura dhe i largojmë letren… e lyejme me gjysmen e fillit dhe ja vendosim, 2 banane në skaje të petës dhe mbeshtjellim role dhe prapë e lyejm me fill, shllag dhe çokollatë të shkrirë apo të kaluar në rende.