2 Gjoks pule
domate të thara
100 gr spinaq
100 gr djath feta
spec i kuq
kripë dhe piper i zi
vaj ulliri
Ju prezantojmë me recetën për role të shijshme të pulës, të përsosura edhe për fillestarët në kuzhinë.
Përgatitja është e thjeshtë, ndërsa mund t’i shërbeni shoqëruar me sallatë ose sipas dëshirës.
Furrën ngroheni në 200 gradë, tiganin me vaj ulliri vëreni në zjarr mesatar.
Filenë e pulës rraheni me cekan për të përfituar copë të holla mishi.
Spinaqin lajeni mirë e kullojeni. Në copat e përgatitura të mishit vendoseni fetën e troshitur, gjethet e spinaqit dhe nga dy copë domate të tharë në diell.
Më pas, thelat e mishit mbështillini në formë roleje. Sipas nevojës kapini më rrëmojsa/klecka dhëmbësh. Kriposini e piperosini dhe hidhjuni pak piper të bluar.
Roletë e përgatitura vendosini në vaj të nxehtë e skuqini për dy minuta në secilën anë. Pastaj vendosini në një tavë më të vogël e piqini edhe për 15 minuta të tjera në furrë.
Shërbejini me sallatë të freskët.