Përbërësit
PËRBËRËSIT PËR 2 PERSONA
- 1 gotë oriz
- 2 gota lëng perimesh
- 1/2 qepe e bardhë
- 20 gr gjalpë
- 150 gr kungull
- 2 salsiçe të freskëta
- djathë parmixhan
- arrëmyshk
- rozmarine
- kripë
- piper
- vaj ulliri
- 1/2 gote vere te bardhe
Hapat
- Pastroni dhe prisni kungullin në kubikë. Kalojini këta të fundit në një tigan me gjalpin, erëzat dhe verën e bardhë.
- Mund të skuqni edhe salsiçen bashkë me to.
- Prisni imët qepën dhe vendoseni të skuqet me pak vaj ulliri në zjarr të ngadaltë deri sa të marrë ngjyrë.
- Shtoni orizin, përziejeni me qepën dhe shuajeni me pak verë të bardhë.
- Po aty, hidhni sasiçet e pastruara tashmë nga lëkura dhe të copëtuara në pjesë të vogla.
- Shtoni edhe kungullin bashkë me lëngun e perimeve dhe lërini deri sa orizi të ziejë.
- Në momentin e fundit, shtoni djathin parmixhan arrëmyshukn dhe pak rozmarinë.