Përbërësit:
Oriz
300 gr kërpudha
1 qepë e vogël
2 litra lëng koncentrat perimesh
2 lugë vaj ulliri
1 tufë majdanoz
50 gr parmixhano
Kripë dhe piper
Përgatitja: Në një tenxhere hidhni koncentratin dhe sapo të vlojë hidhni orizin të ziejë. Pastroni kërpudhat dhe pritini në feta. Në një tigan kavërdisni vaj ulliri dhe qepën derisa të bëhet transparente, ku do të shtoni edhe kërpudhat. Shtoni orizin për rizoto gjithmonë duke e përzier masën derisa të përthithe lëngun dhe të mos ngjitet. Hiqeni nga zjarri, hidhni djathin parmixhano të grirë, majdanoz dhe pak kripë. Lëreni të pushojë për pak minuta duke e mbajtur të mbyllur në tenxhere para se ta servirni.