Përbërësit

  • 2 gjoks pule
  • 3-4 qepë të reja
  • 1 lugë supe mustardë
  • 1 te bardha te vezes
  • kripë
  • piper
  • erëza sipas dëshirës
  • 2 kungulleshka
  • 400 ml Salce domate

Hapat

  1. Së pari kunguleshat i ndajm në feta të holla rreth 3mm, i skuqim në pak vaj ulliri në enë jo ngjitëse.
  2. Mishin e pulës e bluajm dhe ia shtojm qepët e grimcuara dhe të gjithë përbërsit tjerë.
  3. Gatuajm brumin dhe i fromojmë qyftet në formë katrore.
  4. Marim dy feta të kunguleshës i vendosim njëra mbi tjetrën në formë plusi.
  5. Më pas qyften e pulën në mes, dhe i mbyllim nga dy anët.
  6. Në këtë mënyrë veprojm me të gjitha.
  7. Marim tepsin, shtojmë salcën e domateve, mbi salcë qyftet.
  8. Piqen në 200°C rreth gjysëm ore.