Përbërësit
- 500 gr mish i bluar ,
- 2 filgjan të vegjël oriz
- 1 lugë supe vegete
- 4 te verdha te vezes
- 1 tufë magdanoz të grirë imët
- kripë
- piper i zi
- pak miell
- 4 te bardha te vezes
- 1 lugë e vogël pluhur për pjekje (pecive,bakin)
- vaj ose margarin për fergim
Hapat
- Orizin e pastrojme,e qesim ne nje ene me te thelle dhe e mbulojme me uje te vaket.
- Rrisim temperaturen derisa te vloj dhe me pas ulim temperaturen dhe vazhdojme zierjen.
- Ziejme orizin derisa uji qe mbulon orizin te shterroj teresisht duke perzier kohe pas kohe qe orizi mos te na ngjitet.
- Ne enen me orizin e zier plotesisht,shtojme vegeten,kripen,piperin e zi te bluar, pluhurin per pjekje,te verdhat e vezes,dhe magdanozin e grire imet.
- Perziejme mire qe masa te bashkohet mire.
- Ne kete mase shtojme mishin e bluar dhe perziejme.
- Masen e fituar e qesum ne tavolinen e punes te permillur dhe e punojme me dore sikurse masen e brumit te bukes ose kifleve.
- Nga masa e fituar ndajme toptha te vegjel dhe secilin e kalojme neper miell dhe me pas neper te bardhat e vezes te cilen e kemi rrahur me pirun.
- Secilin topth te qofteve e fergojme ne vaj ose margarin nga te dyja anet.