Përbërësit

PËR 4 PERSONA

  • 500 gr patate
  • 115 gr djathë
  • 4 qepe te njoma
  • 1 lugë gjelle magdanoz
  • 1 vezë
  • 1 lugë lëng limoni
  • miell
  • 3 lugë vaj
  • Piper te zi
  • kripë

Hapat

  1. Fillimisht pastrojmë patatet, i coptojmë dhe i shtypim ato, pastaj shtojmë djathin e shtypur, qepët e njoma i prejmë imët (vetëm fletat) dhe i shtojmë tek patatet, shtojmë vezën, lëngun e lemonit, krypë dhe peper sipas shijes.
  2. Masën me të gjithë përbërsit i përziejmë mirë, derisa të fitojmë brumë nga ajo.
  3. Nga brumi i përgaditur krijojme toptha qoftesh, qoftet i kalojmë në miell pastaj i fërgojmë në një tigan me vaj të nxehtë në të.
  4. Qoftet i fërgojmë në të dyja anët, derisa shohim që ato kanë marr ngjyren e duhur të pjekjes.
  5. Qoftet mundë t’i servojmë me salcen apo sallaten tonë të preferuar