Përbërësit

  • 4-5  hudhra
  • 2 luge te gjellës vaj vegjetal
  • 1 luge te çajit biber i kuq
  • 1 luge te çajit biber i zi
  • 1  luge te gjellës qimnon
  • 2 luge te gjellës miell misri
  • 400 gr. Mish
  • kripe

Hapat

  1. Fillimisht në Bledar hidhni hudhrën me vaj vegjetal dhe grini në copa të imta, hudhrave të grira ia shtoni erëzat dhe miell misrin dhe e përzieni përsëri.
  2. Ia shtoni mishin e grire dhe kripen, e përzieni.
  3. Mishin e grire e vendosni në letrën streçe dhe ia jepni formën e suxhukut ia mbyllni skajet në të dy anët.
  4. E vendosni në frigorifer, 1 nate mund ta leni në pritje.
  5. Atëherë kur iu duhet e merrni nga frigoriferi, 3-5 minuta e leni ne pritje pastaj e preni në copa të holla.
  6. Në tigan vendosni pak vaj vegjetal dhe i fërgoni qoftet në forme të suxhukut.
  7. Ju bëftë mirë!