Përbërësit

  • 400gr mish i grirë viçi
  • 100gr salcice
  • 20gr djathë i grirë kaçkavall
  • 500gr domate të qëruara
  • 4luge vaj ulliri
  • 1 vezë
  • piper
  • kripë

Hapat

  1. Bashko me një tas mishin e grirë me salsiçet pasi u ke hedhur cipën, me vezën dhe me djathin e grirë. Hidhi kripë dhe piper sipas dëshirës dhe ngjeshi derisa të bëhet një brumë homogjen. Merr një lugë të vogël sa më shumë sferike dhe me duart e lagura, jepu formë qofteve të shumta.
  2. Rrihi domatet e qëruara bashkë me lëngun e tyre. Nxehe vajin në një tenxhere, vendos aty qoftet e vogla dhe vëri të skuqen. Shtoju pastaj salcën e domateve, ndreqi me kripë dhe zieji mbi flakë jo të fuqishme për rreth 30 minuta.
  3. Për t’i bërë sa më të buta qoftet e vogla, përziej në brumin homogjen 30 gr tul buke të regjur në qumësht dhe të shtrydhur, ose një patate të vogël të zier dhe të shtypur. Që lëngu të bëhet sa më i trashë, qoftet e vogla, para se t’i ziesh, lyeji lehtë e lehtë me miell.