Qofte me kungull ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
4 kunguj të vegjël
një vezë
50 gr djath i bardhë
dy lugë gjelle gjalp
4 lugë gjelle bukë e thërrmuar
pak koper
majdanoz
kripë, piper.
Përgatitja
1
Ziejm kungujt. Pastaj i shtypim dhe i bëjmë pure. Hedhim me rradhë përbërësit vezën, djathin e thërmuar, gjalpin, koprën, madjanozin, kripën,piperin dhe bukën e thërmuar dhe i trazojmë deri sa të bëhet një masë homogjene.
2
E lemë rreth gjysëm ore në frigorifer. Marim një tigan i hedhim vaj dhe e vemë në zjarr sa të skuqet.
3
Në një pjatë hedhim miell dhe me anë të një luge hedhim një masë nga brumi i përgatitur, e lyejm me miell dhe e hedhim në vajin e nxehtë. Pasi të jenë skuqur i heqim nga zjarri.