Përbërësit
PËR 6 PERSONA
- 350 gr mish i grirë viçi
- 1 kg qepë
- ¾ filxhan çaji vaj
- 1 lugë kafeje Salce domate
- 1 kokërr Hudhra
- 2 gjethe dafinë
- 1 filxhan kafeje uthull
- 2 feta buke te bardhe
- ½ filxhan çaji miell
- kripë
- piper
Hapat
- Qoftet bëhen si në recetën qofte me salcë.
- Në yndyrën e mbetur, e cila duhet të jetë e pastër, skuqen qepët e prera në forme gjysmërrethi të hollë, hudhrat, salca, uthulla, dafina, kripa e piperi, pak ujë dhe pasi të kenë zier mirë u hidhet sipër qofteve, të cilat janë të shtruara më parë në një tavë.
- Vihen në furre të piqen rreth 15 minuta.