Përbërësit
PËR 6 PERSONA:
- 1250 kg mish me gjithë kocka
- 3 lugë margarinë
- 2 copë speca te kuq
- 5 Hudhra
- 1 tufë majdanoz
- kripë
- piper
- 1 kokërr qepë të madhe
- 3 karrota
Hapat
- Hiqet kocka nga pjesa e qafës si dhe membranat e dejet.
- Shtrihet në tavolinë (e larë mirë) në mënyrë që pjesa e brendshme e qafës të mbështetet në tavolinë.
- Priten pjesët e tepërta që mishit e marrë formën katrore të zgjatur pak, rrihet që të bëhet i njëtrajtshëm.
- Mbi sipërfaqen e mishit hidhet kripë dhe piper i shtypur trashë, specat e kuq të prera në kubikë, hudhrat e shtypura si dhe majdanoz i grirë hollë.
- Hidhen në mënyrë të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e mishit.
- Mbështillet mishi në formë cilindrike dhe lidhet me spango duke pasur kujdes që të ruhet trashësia uniforme e rolesë.
- Vendoset në tavë të përshtatshme, të lyer me yndyrë, hidhen qepët me karotat pasi janë pastruar, larë e prerë në copa të mëdha.
- Lyhet mishi me yndyrë hidhet pak kripë dhe vendoset në furrë që gjatë kohës së pjekjes të spërkatët me pak lëng mishi, i cili mund të përfitohet nga kocka e pastruar dhe nga mbeturinat e mishit të pastruar.
- Kur përfundon pjekja , hiqet mishi dhe pasi ftohet pak hiqen spangot, priten në dy copa per racion dhe shërbehen me patate të fërguara ose zarzavate të ndryshme të ziera.
- Nëse shërbehet e ftohtë shoqërohet me sallatë jeshile në pjatë të veçantë.
- Sipër mishit hidhet salca.