Përbërësit
- 600 gr miell
- 1 luge e vogle Krip
- 1 luge vaj
- sipas nevojes ujë të vakët (derisa te behet nje brum i bute sikurse per pite)
- 1 pulë e re ose zog me mire
- 4 qepë
- 1 luge e vogle Krip
- 1 luge e vogle piper i zi
- 2 luge vaj
- 100 gr margarinë
- 150 ml ajkë për zierje (hopla per kuzhine)
Hapat
- Ne nje ene qesim miellin,kripen,vajin dhe shtojme gradualisht uje te vaket duke perzier vazhdimisht derisa te behet nje brum i bute qe nuk ngjitet per duar.
- Nga brumi formojme dy toptha te cilet i mbulojme me lecke kuzhine dhe leme per 30 minuta.
- Ne nderkohe pergadisim pulen,prejme ne copeza ,mundet edhe te largojme nga eshtrat,dhe mishin e marinojme me melmesa si kripe,piper te zi,vaj,qepen e grire imet.
- Te gjitha keto i perzijme mire me mishine pules.
- Ne tavolinen e permillur shtrijme njeren nga topthat duke bere nje pete te cilen e presim ne katrorka me te medha (aq sa per te mbeshtjelle nje cope mishi te pules,pra presim po aq katrorka sa kemi copa mishi te pules).
- Ne secilin katrore pete qesim nga nje cope mishi se bashku me qepet e grira dhe melmesat ne te cilat eshte marinuar,mbeshjellim mire ne forme zarfi ose sikurse mantijat dhe radhisin ne tave te lyer me yndyre.
- Persiper lyjem me vajin dhe margarinen e shkrire.
- Pjekim ne 220 grade per 20 minuta dhe me pas ulim temp. ne 180 edhe per 20min.
- Pasi pjekim taven nxjerrim nga furra,lyejm me ajken per zierje kthejm edhe per disa minuta ne furre te nxehte.