Përbërësit
- 1 pulë (përafërsisht 1,5 kg)
- 250 gr petë
- 100 gr gjalpë
- 150 gr qepë
- 1 lugë majdanoz i grirë
- piper i kuq
- kripë
Hapat
- Pulën e lajmë dhe e ziejnë në një sasi sa më të vogël uji, të kripur paraprakisht. Ashtu të zier, pulën e presim në copa dhe e vendosim në qendër të enës zjarrduruese.
- Përreth mishit të pulës, shtojmë petat e thyera. Qepën e grijmë dhe e skuqim në gjalpë, deri sa të marrë një ngjyrë të ndritshme dhe më pas, e hedhim në ujin, në të; cilin kemi zier pulën.
- Lëngun e përfituar, e derdhim. mbi petat e thyera dhe vijojmë pjekjen, për 25 minuta, në furrë të nxehur, në 175 gardë Celsius.
- Para se ta shërbejmë, mbi ushqim hedhim majdanoz të grirë dhe piper të kuq.