Pufka me sherbet

spot_img

pufkaPërbërësit:
-3 vezë
-1 + 1/2 gotë qumësht pluhur
-2 gota miell ose niseshte
-100 g gjalpë i butë si krem
-1 lugë të vogël sodë buke Për sherbetin
-4 gota sheqer
-3 gota ujë

Përgatitja: Në një tas, përziejmë vezët me pirun, shtojmë qumështin pluhur dhe gjalpin të prerë në kubik të vegjël. Sodën dhe miellin ose niseshten e shtojmë ngadalë, me sitë, deri sa te kemi një brumë të butë por që nuk ngjit. Bëjmë me dorë forma të rrumbullakta, i vëmë te tava e furrës me letër furre dhe i pjekim sa të marrin ngjyrë për 30 minuta në 180 gradë.
Ndërkohë përgatisim sherbetin duke ngrohur në tenxhere sheqerin me ujin, i përziejme me lugë druri dhe kur të marrë valë fikim zjarrin.
Kur biskotat të jenë pjekur, i heqim letrën e furrës dhe hedhim sipër sherbetin e nxehtë. I lëmë të vaken dhe më pas për pak minuta në frigorifer.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles