Pogaçe me lule

spot_img

POGAÇE LULEPërbërësit:
1 kg miell, 1/2 litër qumësht, 2 vezë+1 për lyerje të pogaçes, 125 ml vaj, 1-2 lugë s.sheqer, 1 lugë e mesme kripë, 1 qeskë sheqer vanileje,2 qeska tharmë buke, 100 gr gjalpë.

Ulet tharmi në ½ gotë qumësht të vakët (merret nga masa e qumështit)me 1 lugë miell dhe pak sheqer. Zinet brumi me përbërësit e sipërshënuar, përpos gjalpit dhe 1 veze. Brumi ngjeshet në tavolinë të përmillur, pastaj vendoset në enë ku është zënë, lyhet me një lugë vaj dhe i mbuluar qëndron në vend të vakët afro dy orë.

Brumi i ardhur ngjeshet pak, pastaj ndahet në dy pjesë. Njëra pjesë e brumit ndahet në pesë kuleç. Kuleçët hapen sa tepsia ku do të piqet pogaçja. Lyhen me gjalpë 4 kuleç, i pesti nuk lyhet, por i mbulon edhe anash të tjerët. Vendosen në tepsi dhe priten në tetë pjesë, duke i lënë skajet afro 2 cm të pa prera.

Pjesët e prera përvilen nga mesi, deri në skaj të tepsisë duke formuar kështu petale lulesh. Nga brumi i dytë, ndahet një topth brumi për mes,kurse pjesa tjetër pritet në 5 kuleç dhe veprohet njëlloj sikurse me brumin e parë. Petët e lyera vendosen në mesin e zbrazët të tepsisë dhe priten në tetë pjesë, por prerja bëhet në mes të petales së përvjelur.

Edhe këto 8 pjesë të prera përvilen në mes të petaleve të mëparshme. Në mes vendoset brumi në formë topthi , i cili e formon lulen.Pogaçja mbulohet me pecetë për 30-40 min. pastaj lyhet me vezë, mbi i hidhet susam dhe futet në furrë të nxehtë me temperature 200* C për t’u pjekur për afro 30-35 min.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles